Google ADS

Zyrtare: Xavi rinovon me Barcelonën

20:15 | 22 Shtator 2023
KRG

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ka rinovuar kontratën me Xavi Hernandez.

Trajnerio ka nënshkruar me klubin katalanas një zgjatje të kontratës deri në vitin 2025.

“FC Barcelona dhe trajneri Xavi Hernandez kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së tij deri më 20 qershor 2025 me opsionin e një viti shtesë”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Nënshkrimi u bë këtë të premte në zyrat e Spo tify Camp Nou në prani të presidentit Joan Laporta; nënkryetari i parë Rafa Yusta; Zëvendëspresidenti ekonomik, Eduard Romeu dhe drejtori i fushës së futbollit, Anderson Luis de Souza, ‘Deco’”.

“Xavi Hernandez u bë trajner i FC Barcelona në nëntor 2021”.

“Pas largimit nga Al Saad në Katar, katalanasi iu bashkua klubit ku kaloi 24 vite të lavdishme si lojtar, vetëm këtë herë u rikthye si trajner i ekipit të parë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e tyre. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme