Ukraina e ka kryer një sulm të fuqishëm me raketë të premten ndaj shtabit të përgjithshëm të Flotës Detare të Rusisë në Detin e Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Video dhe fotografi të publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqën shtëllunga të mëdha tymi mbi ndërtesën në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar.
Guvernatori i vendosur nga Rusia në Sevastopol, Mikhail Razvozhayev, tha se askush nuk u lëndua jashtë ndërtesës që mori flakë, dhe nuk dha hollësi për viktima. Zjarrfikësit dhe forca të shumta emergjente u thirrën për ta shuar zjarrin, që është tregues se zjarri mund të jetë shumë i madh.
Ministria ruse tha se një shërbyes i saj është zhdukur pas sulmit.
Banorët e Sevastopolit thanë se dëgjuan shpërthime në qiell dhe se e panë tymin, sipas mediave ruse. Fotografitë e publikuara nga kanalet ukrainase në Telegram shfaqën re tymi mbi pjesën e përparme të detit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pesë raketa u rrëzuan nga sistemet e saj mbrojtëse ajrore që kishin cak Sevastopolin.
Oleg Kryuchkov, zyrtar për administratën e Krimesë, i paralajmëroi fillimisht banorët e Sevastopolit se ekzistonte rreziku për edhe një sulm tjetër dhe iu bëri thirrje të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe mos të shkonin në qendër të qytetit.
Më vonë, ai tha se nuk ka më rrezik për ndonjë sulm ajror, por e përsëriti thirrjen për qytetarët të mos shkonin në pjesën qendrore të qytetit, duke thënë se rrugët ishin mbyllur.
Policia iu kërkoi banorëve të largoheshin nga qendra e qytetit, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Tass.
Ky sulm vjen vetëm një ditë pasi Rusia kreu sulme të mëdha me raketa dhe artileri nëpër qytetet e Ukrainës, duke i vrarë pesë persona, në një kohë kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me presidentin amerikan Joe Biden dhe liderët e Kongresit në Uashington, për të biseduar për një pako ndihma shtesë në vlerë 24 miliardë dollarë.
Qyteti i portit, Sevastopol, shërben si bazë kryesore për Flotën Detare të Rusisë.
Gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina më 2014 në një veprim të cilin shumica e botës e cilësoi si të jashtëligjshëm, ka qenë cak i shpeshtë qëkur presidenti rus Vladimir Putin e urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës 18 muaj më parë./REL/
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...
Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës rrit rrezikun e zhvill...