Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave grumbullohet për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve

21:32 | 21 Shtator 2023
KRG

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave është grumbulluar sot në Plovdiv të Bullgarisë, ku më 26 shtator do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, garë kjo e cila për herë të parë zhvillohet sivjet në konkurrencën e femrave, përcjell arbresh.info.

Përzgjedhësja Anneli Andersen ka ftuar 23 futbolliste për këtë ndeshje, derisa Kosova bën pjesë në Ligën C në Grupin 5, bashkë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dardanet nesër do t’i fillojnë përgatitjet për këtë ndeshjen e parë, që vlerësohet tejet e rëndësishme për rrjedhën e mëtutjeshme të kësaj gare.

Ndeshja Bullgari – Kosovë zhvillohet të martën e ardhshme, në orën 17:00, në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv. /arbresh.info.

 

Të ngjashme