Dy objekte dhe dy serra janë përfshirë nga zjarri sot rreth orës 19:00 në Lipjan.
Në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit dhe policia, ku si pasoj e tymit të madh, njëri zjarrfikës është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se brenda objekteve të përfshirë nga zjarri kishte ushqim për kafshë dhe pajisje bujqësore.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Lipijan. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti shtoi se aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit./Arbresh.info
Lexo edhe:
Zjarr i madh në Kooperativën Bujqësore të shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...