Britania e Madhe është duke zbatuar marrëveshjen shumëvjeçare të Ekipit Këshillues dhe Stërvitor Ushtarak Britanik (BMATT) me bazë në Republikën Çeke për të stërvitur ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kështu bëri të ditur Ambasada Britanike në Kosovë, e cila tha se stërvitja aktuale është duke u zhvilluar në kodrat e Jezercës në Ferizaj, raporton Arbresh.info.
“Koloneli Paul Morris, komandanti i Ekipit Këshillues dhe Stërvitor Ushtarak Britanik (BMATT) me bazë në Republikën Çeke, ka vizituar sot stërvitjen që po i ofrojnë FSK-së në kodrat e Jezercës mbi Ferizaj. Studentët në javën 3 të Kursit të Komandës dhe Udhëheqjes për Juniorë të BMATT po zhvillonin një Garë Patrullimi mbi terrene sfiduese”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tutje në njoftimin e tyre thuhet se trajnimi është pjesë e marrëdhënies shumëvjeçare të BMATT-it me Forcën e Sigurisë së Kosovës./Arbresh.info
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit