Kryetari i Suharekës jep detaje për stadiumin e Qytetit: Do t’i përket kategorisë së 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse

17:49 | 21 Shtator 2023
KRG

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar projektin e propozuar nga ana e komunës për stadiumin e qytetit.

Muharremaj me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ky projekt i stadiumit i përket kategorisë së 4 sipas kritereve të UEFA-s dhe ka kapacitet rreth 17 mijë ulëse, shkruan Arbesh.info.

I pari i Suharekës ka shkruar se do të i mirëpresin zyrtarët nga ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, për të vazhduar procedurat e tjera.

Postimi plotë:

 

Ne jemi gati me detyrat tona si komunë për Stadionin.

Sipas asaj që u deklarua në fundmi nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Çeku, se komuna duhet ta ketë projektin dhe lokacionin, siq theksuam edhe para disa ditëve ne u angazhuam seriozisht.

Ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK.

Poashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit – kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse.

Ne i mirëpresim zyrtarët nga ministria në fjalë për të vazhduar me procedurat tjera.

Natyrisht sonte presim fitoren e klubit “ FC Ballkani”, ku bashkë besoj se do të festojmë në Sheshin e Qytetit. /arbresh.info/

Të ngjashme