KFOR-i ka njoftuar se do të i mbajë ushtrimet ROBUST RAM në verilindje të Kosovës deri me datën 27 shtator.
Siç thuhet në njoftimin për media, këto stërvitje po bëhen për testimin e kapaciteteve operacionale të tyre në lidhje me lirin e lëvizjes dhe mbështetjen e popullatës lokale, shkruan Arbresh.info.
“Deri më 27 shtator 2023, Grupi Mbështetës Logjistik i KFOR-it do t’i mbajë ushtrimet ROBUST RAM në lokacionet në pjesën verilindore të Kosovës për testuar gatishmërinë operacionale në lidhje me operacionet e lirisë së lëvizjes në mbështetje të popullatës lokale”, thuhet në komunikatën për media nga KFOR-i.
Tutje, në njoftim thuhet se stërvitjet janë pjesë e një kornize më të gjerë të aktiviteteve të cilat mbahen për të testuar kapacitetet operacionale të njësive kyçe taktike dhe të mbështetjeve të dislokuara brenda misionit të KFOR-it.
“Gjatë aktivitetit, asetet CRC do të vendosen për të pastruar postblloqe në afërsi të zonës stërvitore HARILAQ dhe kampit Novo Selo, asetet mjekësore, PSYOPs, Reconnaissance dhe ajrore të KFOR-it po ashtu do të shpërndahen gjatë ushtrimeve”, thuhet në njoftim.
“KFORI kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile gjatë gjithë këtij aktiviteti. Misioni i KFORit i drejtuar nga NATO-ja vepron në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, përfundon KFOR-i njoftimin./Arbresh.info/
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...