Ministri i Shëndetësisë, Dr.Arben Vitia priti në takim kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Dr. Pleurat Sejdiun, Dr. Frank Ulirsh Montgomery nga Shoqata e Mjekësore e Gjermanisë dhe kryetarin e Odës së Mjekëve në Kroaci, Dr. Kresimir Luetic.
Gjatë këtij takimi, Vitia falënderoi Dr.Montgomery dhe Dr.Luetic për kontributin e dhënë që nga themelimi i Odës së Mjekëve të Kosovës dhe për përkrahjen e vazhdueshme të tyre gjatë këtyre 10 viteve në zhvillimin e këtij institucioni të rëndësishëm për sistemin e shëndetësisë.
“Oda e Mjekëve të Kosovës gjithmonë ka shprehur gatishmërinë që të adresojë nevojat dhe sfidat në sistemin e shëndetësisë, gjë që ka ndihmuar nivelet vendimmarrëse për një qasje pro-aktive, shumë dimensionale, në shërbimet e kujdesit shëndetësor. U jam shumë mirënjohës për angazhimin dhe kontributin tuaj të çmuar gjatë gjithë këtyre viteve”, tha ministri Vitia gjatë këtij takimi.
Ministri i njoftoi të pranishmit edhe për programin legjislativ të Qeverisë.
Ai tha se Ministria e Shëndetësisë është duke e vënë bazamentin ligjor përmes projektligjeve të rëndësishme dhe udhëzimeve administrative për të avancuar shërbimet shëndetësore.
Në këtë takim u diskutua edhe për edukimin profesional, reformat dhe përmirësimin e sistemit të shëndetësisë duke marrë si model sistemet e avancuara shëndetësore./Arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...