Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, i shoqëruar nga Zëvendëskryesuesi dhe kryetarët e komisioneve të KPK-së ka pritur në takim Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë (KLPSH), Alfred Balla, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e KLPSH-së dhe prokurorë të tjerë.
Përmes një komunikate për media nga KPK bëhet e ditur se qëllimi i vizitës ishte diskutimi për së afërmi i përvojave dhe praktikave të mira dhe hulumtimi i formave të bashkëpunimit bilateral, në mënyrë që të avancohen proceset e punës në të dyja vendet, përcjell Arbresh.info
Me këtë rast, Maloku informoi kryetarin Balla për proceset e funksionimit kushtetues e ligjor, duke theksuar përkushtimin e KPK-së dhe mekanizmave të saj për bashkëpunim të mëtejshëm.
“Në kuadër të bashkëbisedimit të sotëm, përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë janë interesuar veçanërisht për metodologjinë e punës lidhur me procedurat dhe procesin e performancës, vlerësimit dhe disiplinimit të prokurorëve të shtetit në Republikën e Kosovës, me ç’rast Zëvendëskryesuesi i KPK-së, kryetari i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve dhe ai i Komisionit për Akte Normative, i kanë njoftuar ata lidhur me aspektet e avancimit të bërë dhe mbështetjes së ofruar nga ana e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është diskutuar edhe për sistemet e integruara të të dhënave që gjenerohen në mënyrë digjitale dhe është potencuar nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit, qoftë edhe me anë të realizmit të takimeve të përbashkëta të këshillave përkatës, delegimit dhe caktimit të anëtarëve dhe përfaqësuesve nga të këshillat e të dyja shteteve për të bashkëpunuar për çështjet me interes të veçantë./Arbresh.info
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës