Inter nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Real Sociedad në ndeshjen e hapëse të Champions League. Trajneri Simone Inzaghi ndryshoi disa prej titullarëve nga derbi me Milanin dhe rezultati nuk ishte ai që pritej.
Një fanellë titullari iu rezervua edhe mesfushorit të kombëtares, Kristjan Asllani i cili nuk pati mundësinë për të zhvilluar lojën e tij, edhe prej intensitetit të lartë nga lojtarët e Sociedad. Pas ndeshjes, mes shumë lojtarëve të tjerë, edhe shqiptari nuk i shpëtoi kritikave.
Megjithatë, gazetari italian Sandro Sabatini, theksoi se Asllani ishte i saktë në detyrat e tij ndërsa shtoi se ishin të tjerë lojtarë ata të cilët zhgënjyen në fushën e stadiumit San Sebastian.
“Kam një mendim pozitiv për paraqitjen e Asllanit. Më duket se ai i bëri mirë detyrat e tij dhe ishin të tjerë lojtarë që nuk i zbatuan detyrat. Asllani e pati të vështirë sepse e gjeti veten në mesin e spanjollëve që po qarkullonin topin në mënyë të “dendur”.
Interi nuk e “pa” kurrë topin. Jemi me fat që Lautaro Martinez shënoi një gol me fat dhe morëm një barazim që duket i bukur dhe mëse i pranueshëm. E theksoj Interi nuk meritonte as barazimin”, u shpreh Sabatini./ss
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...