Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zyrtarit policor me inicialet S.N dhe dy qytetarëve me inicialet Q.TH dhe Rr.K, të cilët janë arrestuar dy ditë më parë nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Sipas njoftimit, S.N. dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtare” dhe bashkëkryerje në veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa, Q.Th dyshohet për veprën penale në bashkëkryerje “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe i pandehuri Rr.K për veprën penale në bashkëkryerje “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër tre të pandehurve dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurve, ndikimi në dëshmitarë si dhe pesha e rëndë e veprës penale, andaj i njëjti ka konstatuar se masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...