Google ADS

Mjekët i shpëtojnë jetën pacientes nga Gjakova, kishte gëlltitur një kurorë dhëmbësh

15:19 | 21 Shtator 2023
E.K

Mjekët në Klinikën e Pulmologjisë i kanë shpëtuar jetën një pacienteje me inicialet A.D nga Gjakova, pasi kishte gëlltitur një kurorë dhëmbësh gjatë ndërhyrjes stomatologjike te stomatologu.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Arbresh.info.

Kurora e dhëmbëve pacientes i kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes duke bërë që t’i keqësohet gjendja shëndetësore dhe duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje.

“Pacientes A.D. ( 1986), nga Gjakova, e cila gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, kishte gëlltitur një kurorë dhëmbësh, duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje. Me urgjencë ishte sjellur në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën”, thuhet në njoftimin./Arbresh.info/

Të ngjashme