LAJMI I FUNDIT/Remzi Ejupi largohet nga “Prishtina”

15:04 | 21 Shtator 2023
Arbresh

Njëri nga investitorët më të mëdhenj, Remzi Ejupi është larguar nga klubi futbollistik “Prishtina”.

Pas dy dekadash, pjesë e këtij klubi, Ejupi është larguar përfundimisht sot, pas mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të klubit.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë Ejupi, raporton Arbresh.info

Vendimi i tij për largim ka ardhur pas shumë kërkesave dhe presioneve që kishte edhe nga tifogrupi “Plisat”.

Tashmë pas largimit të tij, Rrahman Haradini do të jetë aksionari më i madh pasi ka blerë shumicën e aksioneve të klubit.

Antarë të tjerë të bordit janë: Ragip Mustafa dhe Hashim Deshishku janë zgjedhur nënkryetar dhe Fatos Hoxha anëtar i bordit. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme