Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim artistët dhe kuratorët Erzen Shkololli, Kathrin Rhomberg, Hortensia Völckers dhe Katrin Klingan.
Gjatë takimit biseduan për projektet e qeverisë në fushën e artit dhe kulturës, rëndësinë e zhvillimit të artit dhe rolin e tij në vetëdijësimin qytetar, përcjell Arbresh.info.
Erzen Shkololli, ka qenë Drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2015 si dhe Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri nga janar 2018. Ai rishtazi është emëruar kurator në gjendje të lirë. Kathrin Rhomberg është kuratore dhe drejtore artistike e koleksionit Kontakt si dhe pedagoge në Universitetin e Artit të Aplikuar në Vjenë. Hortensia Völckers ka qenë Drejtore Artistike dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të Kulturstiftung des Bundes në Halle an der Saale nga viti 2002 deri në 2022, kurse Katrin Klingan është studiuese e letërsisë, kuratore dhe producente e projekteve të artit dhe kulturës./Arbresh.info/
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...