Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nesër do të mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerata 01-2023.
Në njoftimin për media nga kjo ministri bëhet e ditur se ceremonia do të mbahet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:45.
Në njoftim thuhet gjithashtu se në këtë ceremoni do jenë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare si dhe familjarë të ushtarëve.
“Ftojmë mediat të përcjellin ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerata 01-2023. Ceremonia do të mbahet nesër (e premte), më 22 shtator 2023, në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:45. Të pranishëm në këtë ceremoni do jenë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare si dhe familjarë të ushtarëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Theo Hernandez barazon rekordin e legjendës Paolo Maldini te...
Lajçak thotë se vlerëson idetë e Osmanit për Marrëveshjen e ...
Rusia sulmon një spital në Ukrainë, vriten 8 persona, plagos...
Begaj merr pjesë në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” në ...
Donika Gërvalla nuk i solli asnjë njohje vendit, “E ka preza...
Me organizim madhështor, Osmani pritet në SHBA nga mërgata ...