Portieri i Manchester Unitedit, Andre Onana ishte i pakënaqur me vetën e tij në përballjen që djajtë e zhvilluan ndaj Bayern Munchenin.
Në një intervistë për media pas ndeshjes portieri kamerunas fajësoi veten për humbjen që pësoi skuadra e tij me rezultat 4-3, shkruan Arbresh.info.
“Pas gabimit tim ne humbëm kontrollin e lojës – unë jam ai që e zhgënjeu skuadrën. Ekipi ishte i mirë, ne nuk e fituam këtë lojë për shkakun tim”, ka thënë Onana.
Ai foli gjithashtu foli edhe për formën e tij momentale në skuadër.
“Fillimi im në Mançester nuk është aq i mirë. Sot është një nga ndeshjet e mia më të këqija. Ishte një mundësi e madhe për ne që të rikthehemi nga presioni me të cilin po përballemi, por është e vështirë. Duhet të jemi bashkë”, potencoi kamerunasi.
Ndërkaq trajneri i tij nuk e fajësoi portierin për humbjen që pësoi skuadra e tij.
“Është mirë që Onana po merr përgjegjësinë, por ka të bëjë me gjithë ekipin – ne rikthehemi si ekip”, ka thënë Ten Hag.
Manchester United ndeshjen e ardhshme në Champions League e luan ndaj ekipit turk Galatasaray./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...