Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për kolonelin Ahmet Krasniqi.
Me të filluar seanca kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar në emër të LDK-së një minutë heshtje për të nderuar figurën e kolonel Ahmet Krasniqit.
“Më lejoni që në emër të grupit parlamentar të LDK-së, të propozoj një minutë heshtje në nderim të kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës, meqenëse sot është 25 vjetori i vrasjes së tij”, ka deklaruar Gashi.
Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot akademi përkujtimore për Kolonel Ahmet Krasniqin.
Të pranishmëve do të ju drejtohet me fjalën e tij, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ngjarja nis në orën 12:00.
Krasniqi u vra më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë. Ai ka qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit./Arbresh.info/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...