Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka njoftuar se për sigurinë e fëmijëve në shkolla përkujdeset çdo ditë Policia e Shtetit.
Me anë të një video në Facebook, ku shihet se si Policia ruajnë rendin dhe qetësinë në atë pjesë, Balla ka shkruar se Policia duhet të jetë vigjilente për të mos lejuar shpërndarësit e lëndëve narkotike të afrohen tek fëmijët.
“Çdo ditë, pranë çdo shkolle, Policia e Shtetit duhet të jetë vigjilente për të mos lejuar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike të afrohen tek fëmijët”, ka shkruar Balla./Arbresh.info/
Hezbollahu lëshon raketa dhe dronë në veri të Izraelit
Shqetësime mbi njoftimet se Koreja e Veriut po dërgon trupa ...
Krasniqi pret në takim deputetin gjerman, diskutojnë për zhv...
Pas vendimit të gjykatës, 12 emigrantët e strehuar në Shqipë...
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR...
ShBA, “nxehet” fushata/ Trump e Harris shtojnë akuzat e ndër...