Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur Kosovën, në një debat të acaruar me palën ruse në Këshillin e Sigurimit, ndërsa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.
Ai ka thënë para të pranishmëve, se Rusia është përpjekur shumë herë, të keqpërdorë realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor.
”Historia ka konfirmuar se ata që e panë luftën si një rrugë të shkurtër për të arritur qëllimet e tyre, përfunduan duke u penduar përgjithmonë”.
”Rusia është përpjekur shumë herë të përdorë ose më mirë keqpërdor realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor”.
”Veçanërisht me lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale dhe makthin e ngrysur që kanë eksportuar në Ukrainë”.
Megjithatë, ai është shprehur se Pavarësia e Kosovës është vulosur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, por kjo s’mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh.
”Sado që të mundohet, Kosova, pavarësia e së cilës, e vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh apo aneksime të paligjshme”./kosovanews
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida