Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, sonte do të nisë kampanjën e finaleve në UEFA Conference League.
Në “Doosan Arena”, ekipi i Ilir Dajas do të përballet me ekipin çek Viktoria Plzen.
Loja pritet të nisë në ora 21:00.
Një ditë para ndeshjes trajneri Ilir Daja dhe sulmuesi Albin Berisha, u shprehën optimistë për një lojë të mirë.
Kjo është hera e dytë që kampioni i Kosovës arrin në fazën e grupeve të kësaj gare.
Edicionin e kaluar ky ekip arriti t’i marrë katër pikë, me një fitore dhe një barazim.
Sonte Ballkani do të paraqitet pa disa emra të njohur si:Albion Rrahmani, Meriton Korenica etj./kk
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës