Kuvendi mban tri seanca plenare, njëra për rezervat shtetërore

07:28 | 21 Shtator 2023
K.B

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë tri seanca plenare.

Seanca e  parë parparashihet të nisë nga ora 10:00, ku në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduara të seancës së datës 14 shtator.

Seanca e dytë është paraparë të nis nga ora 13:00.

Në rend dite themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Kurse e fundit do të jetë ajo e orës 14:00.

Në rend të ditës është dhe votimi në parim i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor./Arbresh.info/

Të ngjashme