Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka vizituar sot policin e forcave “Shqiponja”, i cili u plagos sot me armë zjarri në Tiranë.
Balla tha se ka parë nga afër punonjësin e plagosur siç thotë ai, rreziku për jetën ka kaluar, por po mbahet nën monitorimin e mjekëve.
“Një gjë është e sigurt se ky guxim i madh për të goditur me armë një punonjës policie, e për të mos iu bindur urdhrit të Policisë, do të marrë një goditje shumë të madhe nga Policia e Shtetit. Do të marrë përgjigjen më të fortë. Thirrja ime për personin, apo familjarë të tij, se dua ta ndaj me mediat se personi është identifikuar, është të dorëzohet menjëherë“, tha Balla.
Efektivi Edlir Alleshi u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme, teksa ishte në krye të detyrës ndërsa tani i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe po mjekohet në Spitalin e Traumës.
Ndërsa, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit si dhe ka paralajmëruar qytetarët se nëse ndeshen me të
dyshuarin të kenë kujdes sepse është i armatosur./Arbresh.info
Lexo edhe:
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...