Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur në konferencë për shtyp para përballjes së tyre në udhëtim te Viktoria Plzen, ekip të cilin e respektojnë shumë, por presin të luajnë të barabartë ndaj tyre edhe pse i cilëson si favorit.
Ballkani do të nis nesër (e enjte) kampanjën në Ligën e Konferencës, pasi luan në udhetim te çekët e Plzenit, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” me fillim nga ora 21:00.
Kjo ndeshje vlerësohet si e vështirë nga trajneri i kampionëve të Kosovës, Ilir Daja, por sipas tij, Ballkani do të luajë në paraqitet i barabartë për të tentuar një rezultat sa më pozitiv.
“Startojmë me ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Konferencës, ku shorti na ka vënë përballë ekipit favorit, pasi Plzeni dhe Dinamo mbeten favoritët kryesorë të grupit”, ka thënë fillimisht Daja në konferencë për shtyp.
“Plzeni ka një përvojë shumë të madhe në garat evropiane, përfshirë edhe paraqitjet në grupet e Ligës së Kampionëve. Po ashtu, po kalon nëpër një formë të mirë edhe në kampionat”.
“Ne jemi një ekip që për herë të dytë jemi në grupet e Ligës së Konferencës dhe jemi në ri-formatim e sipër për shkak të largimeve të fundit. Do të jetë një përballje e vështirë, por nuk do të futemi të dorëzuar dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë në këtë ndeshje”.
“Kemi pasur një përvojë të mirë sa u përket paraqitjeve edicionin e shkuar në grup, ku jemi përballur me Slavian që është në nivel me Plzenin. Kur përball kemi një kundërshtar që luan mirë, mund të them se për ne është një gjë pozitive”.
“Janë dy ekipe të forta por që kanë mënyra të ndryshme të lojës që aplikojnë. Neve na janë larguar disa nga lojtarët tanë kryesor në disa kampionate më të forta dhe lojtarët e rinj duan kohën e tyre që të komponohen me pjesën tjetër të grupit. Do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë, siç ka qenë edhe me Slavian por jemi të gatshëm të matemi”.
“Natyrisht, që kundërshtari po kalon një formë tepër të mirë, por edhe ne në kampionatin tonë, përtej problematikave, kemi 3 fitore dhe 1 barazim në katër xhirot e para. Ne kemi shumë respekt për serinë e Plzenit, por çdo ndeshje është e veçantë dhe ka historinë e saj. Shpresojmë që duke pasur edhe fatin në anën tonë, të bëjmë diçka të mirë në Çeki”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...