Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), sot ka marrë vendim për shkarkimin e tre udhëheqësve të disa degëve brenda këtij institucioni.
Drejtori i përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi, është shkarkuar nën arsyetimin se janë identifikuar parregullsi dhe shkelje esenciale të dispozitave ligjore sa i përket emërimit dhe kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës.
Gashi është emëruar në këtë pozitë më 3 tetor të vitit 2016, ndërsa thuhet se Ligji e përcakton që mandati në këtë pozitë të jetë trevjeçar.
Po ashtu sot është marrë vendim edhe për shkarkimin e Drejtorit të përgjithshëm të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, dhe i cili është emëruar në këtë pozitë më 21 qershor të vitit 2012.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, sot ka marrë vendim për shkarkim të drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçaj, i cili ka marrë detyrën më 15 dhjetor të vitit 2013, teksa thuhet se mandati i tij është 3-vjeçar./rtk
Arioni-Gresës: Ti ke ndjenja për Vullnetin
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...