Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është takuar me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Erden Atiq në kuadër të vizitës së saj në këtë komunë.
Në këtë takim, dyshja ka diskutuar për projektet në fushën e arsimit dhe nevojat e shumta që ka kjo komunë të cilat, siç thuhet në njoftim, janë lënë anash për shumë vite, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Nagavci bashkë me kryetarin dhe deputeten, Arjeta Fejza kanë vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Aziz Sylejmani” në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë.
“Me nxënës, mësimdhënës dhe menaxhmentin e shkollës biseduam për vitin e ri shkollor dhe kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Shpreha gatishmërinë për të mbështetur kërkesat dhe nevojat e nxënësve dhe mësimdhënësve, në mënyrë që atyre mos ju mungojnë kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit.”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Ministrja Nagavci tha se bahskë me kryetarin diskutuan edhe nevojën e rregullimit të kësaj shkolle e cila siç tha ajo, ijste në gjendje të mjerueshme.
“Kjo shkollë ishte në gjendje të rëndë infrastrukturore për çka së bashku me kryetarin diskutuam edhe për nevojën që sa më parë të rregullohet ajo. Sh.F.M.U “Aziz Sylejmani” aktualisht ka 17 nxënës të cilët mësojnë me klasa të kombinuara dhe personel arsimor të kompletuar.”, shkroi Nagavci./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...