Balla: Nuk kemi fshesë magjike për t’i fshirë shpërndarësit e lëndëve narkotike me një goditje

19:20 | 20 Shtator 2023
E.G

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas lajmit se mes nxënësve është gjetur kanabis.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka thënë se nuk kanë “fshesë magjike” për t’i fshirë shpërndarësit e lëndëve narkotike me një goditje, shrkuan Arbresh.info.

“As Policia e Shtetit dhe as unë si Ministër i Brendshëm nuk kemi një fshesë magjike për t’i fshirë në një goditje të vetme shpërndarësit e lëndëve narkotike.”, ka shkruar Balla.

Tutje ai ka garantuar angazhim sistematik të Policisë së Shtetit të përditshëm kundër këtij fenomeni.

“Ajo që duam të garantojmë me siguri publikun është angazhimi sistematik i Policisë së Shtetit çdo ditë kundër këtij fenomeni, si asnjëherë më parë, për të krijuar perimetra të padeportueshëm sigurie pranë shkollave. “, shtoi ai.

Kujtojmë që autoritetet e Shqipërisë kanë arrestuar 233 persona në kuadër të një operacioni antidrogë, që ëhstë zhvilluar një javë më parë.

Balla konsideroi alarmues faktin që po rritet numri i të rinjve që përdorin substanca narkotike.

“Përdorimi i drogave nga të rinjtë po rritet, dhe po ulet mosha e atyre që po përdorin për herë të parë lëndë narkotike, duke e nisur në shkolla. Është shtuar edhe përdorimi i drogave sintetike. Edhe sot gjatë operacionit të Policisë janë zbuluar lloje drogash që për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri. Ky është një lloj alarmi për institucionet, prindërit dhe shoqëria duhet të reagojnë së bashku.”

Ai kishte thënë se pikërisht për këtë arsye e ka shpallur një plan të ri masash sigurie në shkolla, në nisje të vitit të ri shkollor.

Sipas tij, Ministria e Brendshme është e angazhuar për ta vijuar këtë luftë deri në qelizën e fundit./Arbresh.info

Mbi 230 të arrestuar në Shqipëri nën dyshimet se shpërndanin drogë afër shkollave

 

Të ngjashme