Google ADS

Arrestohet zyrtari komunal dhe përfituesi i një tenderi në Ferizaj, i shkaktuan dëme shtetit mbi 67 mijë euro

17:55 | 20 Shtator 2023
E.H

Arkitekti në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt, S.B., është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet se ka keq përdorur detyrën zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës prej 67.659.41 euro.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) dega në Ferizaj, pas veprimeve hetimore disa mujore ka arritur të siguroj dëshmi se i dyshuari S.B., në rastin konkret i caktuar si Menaxher i një projekti, ka nënshkruar situacionet dhe një aneks kontratë pa bërë verifikimin e punëve të kryera në teren, duke i mundësuar përfitim material të dyshuarit H.H., m/k viti I lindjes 1963, përcjell Arbresh.info.

Më këto veprime, i dyshuari H.H. si përfitues i tenderit dyshohet që në bashkëpunim me menaxherin e projektit, ka ofruar fatura dhe situacione për projektin e caktuar pa u kryer punimet në teren, duke i shkaktuar dëme buxhetit të Komunës së Ferizajt dhe Buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 67.659.41€uro, dhe me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën penale ”Keqpërdorimi dhe mashtrimi me prokurim publik”.

“Sot me datë 20.09.2023, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës ku me urdhër të prokurorit kujdestar të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme