Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ranma, në një deklaratë për shtyp nga selia e OKB-së, tha se takimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit do të shfrytëzojë për “të bërë Rusinë të rinisë nismën për marrëveshjen e grurit në Detin e Zi, që po thellon urinë në botë”.
Pasojat e agresionit rus në Ukrainë, po i ndjen e gjithë Rama, që theksoi mbështetjen për vendin e pushtuar dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Është e padrejtë, ka sjell një konflikt vdekjeprurës dhe të zgjatur në kohë në mes të Evropës. Efektet e dëmshme nuk mbetet vetëm te Ukraina dhe Europa. Po kufizon ushqimin në të gjithë botën. Duhet të kundërshtojmë atë mesazh të shtrembëruar që kërkon të justifikojë shtrembërimin dhe aneksimin. Të mbrojmë Ukrainën sot përçon mesazhin më të mirë për këdo. Do ta shfrytëzojmë këtë takim për të bërë Rusinë të rinisë nismën për marrëveshjen e grurit në Detin e Zi, që po thellon urinë në botë”, tha Rama.
Shqipëria drejton sot një nga seancat më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Mbledhja e nivelit të lartë ku do të diskutohet për pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, por dhe adresimin e nevojave aktuale dhe të ardhshme humanitare, do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Tema për diskutim në Këshill do të jetë “mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Për herë të parë që nga fillimi i luftës do të jetë i pranishëm fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky./tch
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...