Google ADS

Dështon UEFA, dënim minimal për Rumaninë pas skandalit në ndeshjen mes Kosovës

16:40 | 20 Shtator 2023
KRG

UEFA ka marrë vendimin për incidentet që ndodhën në ndeshjen Rumani-Kosovë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet “Euro 2024”.

Komisioni disiplinor i UEFA-s ka dënuar minimalisht Rumaninë, duke e zhvilluar një ndeshje si vendas pa pran të tifozëve, shkruan arbresh.info.

Federata e Futbollit të Rumanisë është gjobitur me gjobë 52 mijë euro për parregullsitë që u shfaqën gjatë ndeshjes.

Tifozët rumun gjatë ndeshjes ndaj Kosovës, kanë brohoritur “Kosova është Serbi” dhe poashtu kanë shpaluar një pankartë me të njëjtin mbishkrim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme