Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe e ka mbajtur çëshjten top secret, për çështjen e xhihadisteve, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në oganizata terroiste dhe pjesëmarrje në luftime në një vend të huaj.
Organi i akuzës ka marrë të pandehur 23 persona, por në Gjykatën e Posaçme u paraqitën vetëm këto 7 gra që shihni në pamje të hynë në seancë.
Për personat e tjerë të cilët janë në hetim nuk është bërë e mundur që të ekzekutohen masat e sigurimit, pasi disa prej tyre janë në burgje, në kampe dhe në frontet e luftës në siri. Burime nga SPAK bëjnë me dije se hetimet janë kryer edhe duke bashkëpunuar me agjensi të huaja ligjzbatuese.
Sipas burimeve gratë të cilat janë riatdhesuar dyshohet se janë marrë edhe më rekrutimet e qyetarëve të tjerë shqipatarë. Alrmira Kastrati, nusja e Genc Ballës, imamit të vetëshpallur, ka pasur një rol kyc. Ajo akuzohet se ndikonte për të bindur gratë dhe vajzat shqiptare që të qëndronin në kampe atje dhe mos të ktheheshin në vendin tonë.
Dëshmia e dhënë nga Floresha Rasha një prej grave të riatdhesuara nga kampet në Siri ka çuar në zbardhjen e të gjithë personave të përfshirë në organizatën terroriste. Mes personave që kanë vajtur në Siri ka pasur edhe fëmijë të mitur.
Disa nga të pandehurit janë Almir Daci, Shkelzen Dumani, Mehdi Manallari dhe Shyqyri Kaca. Për Dacin familjarët e tij kanë pretenduar se është vrarë gjatë luftimeve në Siri, por drejtësisë tonë nuk i ka mbërritur asnjë konfirmim zyrtarë për të vërtetuar këtë fakt.
Gratë janë nën mbikqyrejn e organave kopetente për shkak se mund të arratisën ose të ndikojën tek qytetarë të tjerë. Seanca e radhës për të pandehurit zhvillohet në 5 Tetor./tvklan
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban