“Dita pa makina”, të premten zgjatet sheshi deri te rrethi i flamurit

14:57 | 20 Shtator 2023
K.B

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se e premtja në Prishtinë shënon “ditën pa makina”.

Në një njoftim për media nga Komuna bëhet e ditur se duke filluar nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarje
ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës.

“DITA PA MAKINA”. Të premten, më 22 shtator nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje bëhet e ditur se me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, të premten, nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga “Dëshmorët e Kombit”, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave.

“Ndërsa, ju qytetarë të dashur mund të merrni me qera, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetët për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i Flamurit). Pavarësisht se çfarë zgjedhje bëni, kujdesuni për mjedisin dhe bëni ndryshime të vogla në jetën tuaj për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit tonë”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Të ngjashme