Ish- zyrtari i Gjendjes Civile në Komunën e Ferizajt, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se ka kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe falsifikimi të dokumentit zyrtar.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet B.Xh., – ish zyrtar i Gjendjes Civile në Komunën e Ferizajt, në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 të KPRK-së”, bënë të ditur Prokuroria.
Sipas informatave të para, prokuroria bbënë të ditur se dyshohet se i njëjti duke keqpërdorur detyrën zyrtare, ka regjistruar një shtetas të Republikës së Turqisë në librat e gjendjes Civile me dokument të falsifikuar si shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim në Ferizaj./Arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...