FSK kompleton sistemin e edukimit të nënoficerëve

14:37 | 20 Shtator 2023
K.B

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka filluar punën gjenerata e parë e Kursit të Rreshter Majorëve.

Ky kurs është i nivelit më të lartë të edukimit profesional ushtarak për nënoficerët e FSK-së.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) ka filluar gjenerata e parë e Kursit të Rreshter Majorëve. Kursi i Rreshter Majorëve është niveli me i lartë i edukimit profesional ushtarak për nënoficerët e FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje bëhet e ditur se programi i këtij kursi është i hartuar në bazë të standardeve me të larta të edukimit profesional ushtarak.

“Programi i këtij kursi është hartuar në bazë të standardeve me të larta të edukimit profesional ushtarak dhe është në përputhje me programin e Akademisë së Rreshter Majorëve të SHBA-së”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Me këtë kurs FSK i kompleton të gjitha nivelet e sistemit e edukimit për nënoficer./Arbresh.info/

Të ngjashme