Google ADS

U tha se kishte fshirë emrat e ish-ministrave, MPJD : Uebfaqja e ministrisë është në proces të ridizajnimit

13:27 | 20 Shtator 2023
E.G

Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK),Vlora Çitaku kishte deklaruar se  Ministria Punëve të  Jashtme dhe Diasporës, e cila aktualisht udhëhiqet nga Donika Gërvalla-Schwartz, ka fshirë nga historiku në ueb faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e ministrave paraprakë.

Lidhur me pretendimet e Çitakut,  në një përgjigje për Arbresh.info, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka thënë se uebfaqja e ministrisë është në proces të dizajnimit dhe përditësimit.

“Ju njoftojmë se uebfaqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është në proces të ridizajnimit dhe përditësimit të informacioneve.”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, MPJD thotë se përmbajtja vjetër do të shërbehet shumë shpejt tek arkivi.mfa-ks.net.

“Lidhur me këtë, në uebfaqe është i shkruar njoftimi ku thuhet (pjesa e fundit me ngjyrë të verdhë): “Uebfaqja e re është duke u pasuruar me përmbajtje dhe veçori të reja, përmbajtja e vjetër do të shërbehet shumë shpejt tek arkivi.mfa-ks.net”.”, thuhet tutje./Arbresh.info

Lexo edhe:

Çitaku: MPJD paska zhdukur nga historiku emrat e ministrave paraprakë

 

Të ngjashme