Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është deklaruar për takimin e mbrëmshëm në Nju Jork me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Borrell i quajti ata anëtarë të ardhshëm të BE-së, teksa tha se janë duke u përgatitur për valën e re të zgjerimit.
“Takimi tradicional me gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, anëtarët e ardhshëm të BE-së. Diskutuam sfidat aktuale globale, përafrimin, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat. Duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit, ne duam ta bëjmë realitet integrimin progresiv”, ka shkruar Borrell në rrjetin social ‘X’.
Në këtë takim tradicional të liderëve të Ballkanit Perëndimor mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./Arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra