Njësitë Antikontrabandë të Doganës të Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 30 automjete të pa zhdoganuara gjatë një kontrolli në tre lokacione të ndryshme.
Në njoftim bëhet e ditur se janë janë kryer kontrolle në tre lokacione të ndryshme, me pika thelbësore në Xërxe/Rahovec dhe dy në Carallukë/Malishevë.
“Prishtinë 20 shtator 2023, Njësitë Antikontrabandë të Doganës të Kosovës vazhdojnë të kryejnë kontrolla nëpër territorin e vendit për të parandaluar veprimtarinë e kontrabandës. Gjatë një operacioni janë kryer kontrolle në tre lokacione të ndryshme, me pika thelbësore në Xërxe/Rahovec dhe dy në Carallukë/Malishevë, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara. Si rezultat të këtyre kontrolleve, janë zbuluar dhe sekuestruar 30 automjete të pa-zhdoganuara, si dhe pjesë të automjeteve të paligjshme në këto tri lokacione. Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve./Arbresh.info/
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...