Anëtari i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi tha se suksesi më i madh i Qeverisë Kurti për më shumë se dy vite mandat është uji falas nëpër kafiteri.
Ai në një shkrim në profilin e tij në Facebook, shkruan se ky është i vetmi vendim që ka pas efekt të menjëhershëm.
“Tu e pi kafen e mëngjesit, arrita në përfundim që suksesi më i madh i kësaj qeverie për me shumë se dy vite mandat është uji falas nëpër kafiteri. I vetmi vendim qe ka pasë efekt të menjëhershëm edhe po zbatohet prej krejtve”, ka shkruar Nushi.
Tutje ai në formë ironie ka falënderuar Qeverinë, dhe ka thënë se tash e tutje duhet të insistojnë edhe për biskota me kafe.
“Faleminderit #qeveriakurti. Tash duhet me insistu edhe për me na qitë llokuma ose biskota me kafe”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...