Policia jep detaje shtesë lidhur me arrestimet e djeshme për sulme kibernetike

09:46 | 20 Shtator 2023
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona nën dyshimin se janë përfshire disa vepra të ndryshme penale.

Në njoftim bëhet e ditur se Policia ka kryer kontrolle në 14 lokacione në qytetet Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan.

“Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Suharekë, Gllogoc, Deçan 19.09.2023 – 06:00. Janë arrestuar dhjetë të dyshuar mashkull kosovarë, në qytete të ndryshme pasi që të njëjtit në bashkëpunim në mes veti kanë përdorur kartela bankare pa autorizim ku kanë bërë pagesa-blerje, transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se gjatë kontrollit të vendbanimeve të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar tre armë zjarri, municion, tre lap-top, nëntë telefona mobil, dy USB, tri kartela bankare, një veturë, një shtëpizë PC, tri SIM kartela dhe një fletore me shënime

Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Në 14 lokacione arrestohen dhjetë persona për sulme kibernetike

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme