Rama takon kryetarin e Londrës në New York: Biseduam mbi sfidat e qyteteve tona

09:08 | 20 Shtator 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po qëndron në New York, atje ku po mbahet Samiti i Qyteteve të Fuqishme.

Rama është takuar me kryetarin e Londrës, Sadiq Khan.

Me anë të një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës tregoi se kanë biseduar për sfidat e qyteteve dhe kanë shkëmbyer ide se si mund t’i ndryshojnë vendet për më mirë.

“Takim i mrekullueshëm me Kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, gjatë Samitit të Qyteteve të Fuqishme i cili po mbahet në New York. Biseduam mbi sfidat e qyteteve tona dhe shkëmbyem ide se si mund t’i ndryshojmë vendet tona për të mirë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme