Google ADS

Policia sot shkatërron armët ilegale të konfiskuara

07:38 | 20 Shtator 2023
K.B

Policia e Kosovës do të organizojë aktivitetin e shkatërrimit të armëve të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale dhe për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.

Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ky aktivitet nis nga ora 10:00, dhe do të mbahet tek Metal Holding, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, fshati Prelez./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme