Google ADS

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë

07:13 | 20 Shtator 2023
K.B

Për ditën e sotme në vendin tonë janë të paralajmëruara këto ngjarje.

09:00 – 09:25
Mbahet edicioni i dytë i Samitit të Paqes dhe Demokracisë (KPDS) “Të ëndërrosh të (pa)mundurën: Ballkani Perëndimor i lirë nga situatat e krizës dhe në një rrugë drejt integrimit bashkëpunues”. Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, do të mbajë një fjalim të hapjes. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtinë)

09:30 – 11:30
Në kuadër të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, mbahet Paneli I “Synimi për marrëveshje: Perspektiva mbi arritjen e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtinë)

10:00
Policia e Kosovës do të organizojë aktivitetin e shkatërrimit të armëve të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale dhe për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore. (Metal Holding, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, fshati Prelez)

10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon konferencën “Barabarësia: Parakusht për ripërtrirje të demokracisë”, në përmbyllje të Javës së Gruas. (Ndërtesa e ish-Rilindjes)

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, C203)

11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Planin e Punës të Komisionit për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, N204)

11:40 -12:30
Në kuadër të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, bisedë me Cynthia Cook, nga Ambasada Amerikane në Kosova dhe Christian Ramet, këshilltar i Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtinë)

13:30-15:00
Në kuadër të KPDS-së, mbahet Paneli II “Lufta e Ukrainës dhe Zgjerimi i BE-së: Një diskutim në panel mbi formësimin e të ardhmes”. Merr pjesë dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtinë)

15:30 – 17:00
Në kuadër të KPDS-së, mbahet Paneli III “Horizontet Bashkëpunuese: Dialogu për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor”. Fjalën e hapjes (përmes video-lidhjes) do ta mbajë Stephen Heintz, President dhe CEO i Rockefeller Brothers Fund. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme