Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Në këtë rast, Hajdari dhe Abbott nënshkruan plotësim-ndryshimin e Marrëveshjes Për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim, ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka të bëjë me prokurimin publik të shërbimeve klinike shëndetësore, të financuara me mjete publike, përcjell Arbresh.info
Në njoftimin e MINT-it, thuhet se takimi u zhvillua si çdo herë në frymë shumë pozitive, me qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, përmes projekteve të reja dhe synimeve të përbashkëta që do të rrisin prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të ngjarjeve ekonomike në mes të dy vendeve, si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në vazhdimësi për procese të ndryshme në Republikën tonë./Arbresh.info
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...