Sveçla përgëzon përfaqësimin dinjitoz të zyrtareve të policisë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Zelandën e Re

19:51 | 19 Shtator 2023
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për përfaqësim dinjitoz të 13 zyrtareve policore  të cilat kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici në Zelandën e Re.

Sveçla me anë të një postimi në Facebook, tha se si ministri do të vazhdojmë me përkushtimin e pozitës së gruas në Policinë e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Përkushtim shprehu edhe në angazhimin për zhvillimin e gjithmbarshëm të organizatës policore në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe formave tjera të krimit.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për përfaqësim dinjitoz të 13 zyrtareve policore në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici në Zelandën e re, si pjesëmarrëse të barabarta në mesin e 75 shteteve pjesëmarrëse, me mbështetje të INL Ambasadës Amerikane në Kosovë”, ka shkruar Sveçla.

Si Ministri e Punëve të Brendshme do të vazhdojmë me përkushtim të avancojmë pozitën e gruas në Policinë e Kosovës si dhe angazhimin për zhvillimin e gjithmbarshëm të organizatës policore në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe formave tjera të krimit”, përfundoi ai./Arbresh.info

Të ngjashme