Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar 29 gjoba për ndotësit akustik.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me anë të një postimi në Facebook i cili tha se 8 gjoba janë shqiptuar për pronarët e lokaleve të cilat nuk kanë respektuar decibelët e lejuar të muzikës dhe 21 gjoba për tejkalim të orarit të punës, shkruan Arbresh.info..
Për tejkalim të decibelëve të lejuar janë shqiptuar 13 vërejtje, 5 gjoba në shumën prej 1000 eurove dhe 3 në vlerë prej 2000 eurove ndërkaq 21 gjobat për tejkalim të orarit të punës kanë qenë në shumë prej 500 eurove.
“Jemi shpërndarë 8 gjoba për pronarët e lokaleve të cilët nuk kanë respektuar decibelët e lejuar të muzikës dhe 21 gjoba për tejkalim të orarit të punës.
Si rezultat, janë shqiptuar:
– 13 Vërejtje për tejkalim të decibelëve të lejuar
– 5 Gjoba në shumën prej 1000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar, pas vërejtjeve që kanë pranuar fillimisht
– 3 Gjoba në shumën prej 2000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar, për herë të dytë, dhe
– 21 Gjoba për tejkalim të orarit të punës në shumën prej 500 eurove.”, ka shkruar Rama.
Tutje, I pari I Prishtinës ka bërë thirrje pë rkujdes në lidhje me aktivitetet që prodhojnë ndotje akustike, si muzika e lartë, pajisjet e zhurmshme, ose aktivitetet të tjera që mund të pengojnë qetësinë publike.
“Ne të gjithë e dimë që qetësia dhe komoditeti në shtëpitë tona janë thelbësore. Dhe për të siguruar që të jetojmë në një mjedis të qetë dhe pa stres, rregullorja është e qartë: Ndotësit akustikë do të ndëshkohen!”, ka shkruar ai./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...