Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që u zhvillua në bazën ajrore në Ramstein të Gjermanisë.
Takimi i 15-të i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku morën pjesë ministrat dhe shefat e mbrojtjes së mbi 50 vendeve të botës të cilët përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus në këtë shtet, u fokusua në vijimin e ndihmës konkrete ushtarake për Ukrainën nga vendet e këtij koalicioni, shkruan Arbresh.info.
Në kuadër të këtij eventi, Maqedonci dhe Jashari patën rastin që të zhvillojnë edhe një takim të veçantë me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacionet, Tom Goffus, me të cilin diskutuan për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe situatën e përgjithshme të sigurisë në vend./Arbresh.info
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...