Google ADS

“Me partner dhe aleat të çmuar”, Osmani publikon fotografi nga pritja e organizuar nga kancelari Scholz në New York

18:00 | 19 Shtator 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron në New York ku po zhvillon takime me liderët botëror në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Mbrëmë, në një pritje të organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz ka marr pjesë edhe Osmani e cila ka shpërndarë disa fotografi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

“Mbrëmë, në pritjen e organizuar nga Kancelari Scholz, në mesin e partnerëve të shumtë e aleatëve të çmuar të Kosovës”, shkroi presidentja Osmani.

Kujtojmë se të dielën Osmani ka udhëtuar për në Amerikë ku po merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden./Arbresh.info

Të ngjashme