Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, e ka kujtuar doganierin lituanez të EULEX-it, Audrius Senavicius, i cili është vrarë në veri të Kosovës 10 vite më parë.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Barbano ka thënë se një dekadë më vonë, ky krim mbetet i pazbardhur.
“Një dekadë më vonë, ky krim mbetet i pazbardhur dhe autorët nuk janë mbajtur përgjegjës. Audrius dhe familja e tij meritojnë drejtësi. EULEX-i dhe BE-ja presin drejtësi. Kosova dhe rajoni kanë nevojë për drejtësi”, ka shkruar Barbano.
“Kjo ceremoni të na kujtojë edhe për pasojat e paqëndrueshmërisë së vazhdueshme në rajon dhe për urgjencën për t’u ripërkushtuar ndaj kauzës së pajtimit dhe sundimit të ligjit si mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën përfundimtare të kolegut tonë Audrius”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
It was a great a privilege to honor today, with the @Kosovo_Police Gen. Dir. Gazmend Hoxha, the memory of our fallen colleague Audrius Šenavičius, the 🇱🇹 Lithuanian EULEX’s customs officer killed in the line of duty 10 years ago. My thoughts are with his family and friends 1/3 pic.twitter.com/W9qEb3qKHO
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) September 19, 2023
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke