Google ADS

FFK merr vendim për investime të reja në Kampin Nacional në Hajvali dhe në Obiliq

17:10 | 19 Shtator 2023
KRG

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës nën drejtimin e presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Në këtë mbledhje, janë analizuar të gjitha ndeshje e zhvilluara deri më tani në garat e ligave të Kosovës, përcjell arbresh.info.

Gjithashtu KE ka analizuar edhe paraqitjet e Kombëtares së Kosovës si dhe asaj të U21.

KE shqyrtoi dinamikën e riorganizimit e licencimit të Lidhjeve Rajonale të Futbollit (LRF) e ku u tha se nevojitet strukturimi dhe organizim i tyre profesional e sportiv në harmoni me Aktet Normative të FFK-së dhe nevojat që i shtron koha si domosdoshmëri për zhvillimin e futbollit të Kosovës.

Sipas njoftimit të FFK-së, në këtë mbledhje është marrë vendimi që të vazhdohet me investimet dhe punimet në selinë e tyre, si dhe në Kampion Nacional në Hajvali dhe në Obiliq. /arbresh.info/

Të ngjashme