Policia njofton se nesër do të bëhet shkatërrimi i disa armëve

16:48 | 19 Shtator 2023
E.K

Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, do të shkatërrohen një sasi të armëve të cilat ishin konfiskuar në raste të ndryshme penale.

Sipas policisë, kjo do të bëhet nesër me fillim nga ora 10:00, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, përcjell Arbresh.info.

Në këtë takim pritet të marrinë pjesë personalitete të larta nga Ministra e Punëve të Brendshme, UNDP-ja, BE-ja dhe Policia e Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme