Aksident në Shqipëri, motori me dy turistë përplaset me një makinë

16:25 | 19 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin në Shqipëri, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motorr i drejtuar nga turistë të huaj, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet.

Një prej turistëve (dyshohet femër), ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit, ende nuk dihet gjendja shëndetësore pasi përplasja ka qenë e fortë.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme